Foto: Shutterstock
Nga nesër, në Mal të Zi do të hyjnë në fuqi çmime të reja të derivateve të naftës.
Sipas Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, një litër Eurosuper 98 do të kushtojë 1,79 euro për litër, ndërsa Eurosuper 95 do të shitet 1,75 euro për litër.
Në të njëjtën kohë, çmimi i Eurodizelit do të rritet për gjashtë centë dhe do të kushtojë 1,85 euro për litër, ndërsa vaji për ngrohje do të shtrenjtohet me një cent dhe do të kushtojë 1,80 euro për litër.
Ministria bëri të ditur se përllogaritja e çmimeve maksimale është bërë në përputhje me vendimin për uljen e akcizës për gazrat e naftës dhe rregulloren për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës.
Çmimet e reja do të jenë në fuqi nga 4 deri më 10 gusht.










