Ndalimi i eksportit të orizit nga India do të ketë një ndikim negativ në tregun global, kjo pasi miliona konsumatorë do të preken nga ky vendim.
Më të rriskuarit janë vendet aziatike, dhe veçanërisht Malajzia, Ishujt Filipine, Singapori apo dhe shtete të tjera. Qeveria e indiane vendosi që të ndalojë eksportet e orizit më 20 korrik, kjo me qëllim ndalimin e rritjes së çmimeve të ushqimeve në vend.
Por vendimi po ndikon negativisht në tregun global, pasi çmimet e orizit janë rritur ndjeshëm për shkak edhe të fenomenit të El Nino, që ka prekur dhe vendet e tjera eksportuese të këtij prodhimi si Tajlanda, Pakistani e Veitnami. Ndërkohë ekspertët e bankës Barclays vënë në dukje se Azia nuk është rajoni i vetëm i goditur nga ky vendim.
Kjo pasi shumë vende të tjera afrikane dhe të Lindjes së Mesme po përballen gjithashtu me krizën. Tërheqja e Indisë nga eksporti I orizit të bardhë ka bërë që afro 40% e konsumit të reduktohet. Ndërsa çmimet kanë arritur nivlet më të larta në dekadën e fundit.
Kjo pasi tregu Indian ka një ndikim të madh. Inflacioni në Indi u rrit në 4.8% gjatë muajit qershor dhe rrezikon të shkojë në 6.5% pavarësisht vendimit të autoriteteve për të ndaluar eksportin e orizit.
Ndërkohë ekspertët paralajmërojnë thellim të krizës pasi moti I nxehtë pritet të dëmtojë akoma më shumë prodhimin.