ÇMIMI I PELETIT KUFIZOHET NË 269 EURO PËR TON

Me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Qeveria e Malit të Zi miratoi një vendim që kufizon çmimin e shitjes së peletit në maksimum 269 euro për ton tek prodhuesi ose 320 euro në tregtinë me pakicë. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Goran Gjuroviq tha se me këtë ndryshim të Vendimit për masat e përkohshme për kufizimin e çmimeve të produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve, Mali i Zi bëhet vendi më konkurrues në rajon sa i përket çmimit të peletit. Në Mal të Zi, sipas të dhënave të Monstat, prodhohen 80-90 mijë tonë pelet në vit, ndërsa nevojat e brendshme janë rreth 20 mijë tonë. Gjendja e tregut të peletit dhe rritja e ndjeshme e çmimit të këtij produkti në krahasim me vitin paraprak bëri të nevojshme miratimin e kësaj mase të përkohshme nga Qeveria e Malit të Zi për të mbrojtur standardet e jetesës së qytetarëve, veçanërisht në momentin e marrjes së furnizimet e nevojshme për sezonin e ardhshëm të ngrohjes.

SHARE