Në Serbi është bërë konstituimi i përbërjes së re të kuvendit.
Derisa seanca po mbahej, dhjetëra njerëz protestuan para ndërtesës së kuvendit, duke brohoritur se kjo legjislaturë nuk ka legjitimitet.
Me betimin e deputetëve, fillon afati prej 90 ditësh për formimin e Qeverisë së re.
Në zgjedhjet parlamentare në Serbi, lista e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka fituar më së shumti vende – 188 nga gjithsej 250. Lista e Partisë Socialiste të Serbisë – Serbia e Bashkuar ka 32 deputetë, dhe Lidhja Patriotike Serbe (SPAS) 11 vende.
Katër parti të pakicave kanë siguruar ulëse në Kuvend.
Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës ka fitur nëntë deputetë, Lista e Muamer Zukorliq do të ketë katër deputetë, ndërsa SDA e Sanxhakut dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar kanë nga tre vende secila.
Zgjedhjet e përgjithshme janë mbajtur më 21 qershor.