Subjektet politike shqiptare, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve, do të garojnë së bashku në zgjedhjet lokale në Guci.
Siç bëjnë të ditur, bartës i listës nga ky koalicion do të jetë drejtori politik i LDSH, njëheri edhe kryetari i Degës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj.
Akterë politik nga kjo krahinë deklaruan se bashkimi i tre forcave politike është akt madhor.
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në “Facebook” i përgëzoi partite poliike shqiptare në Komunën e Gucisë në unifikim dhe bashkim për zgjedhjet komunale për kuvendin e Gucisë.
Ai thekson se “vetëm partitë shqiptare janë ato që perfaqësojnë shqiptarët, prandaj: VOTONI VETËM PARTITË SHQIPTARE!, “ thuhet në postimin e Gjeloshaj.