Uragani Beryl, i kthyer në një stuhi katastrofike të kategorisë 5, i është drejtuar Xhamajkës pasi la një vazhdë shkatërrimesh në ishujt Karaibe, e pushtoi vëmendjen e botës.https://da08cd43b3e56fbcbfeb2be5497512fd.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html
Beryl po vazhdon të thyejë rekorde pasi një sezon jashtëzakonisht të hershëm uraganesh dhe konsiderohet si stuhia e dytë e Atlantikut me një fuqi të tillë, e regjistruar në muajin korrik.
Forcimi alarmues i këtij uragani, sipas CNN, është ushqyer nga ujërat pazakonshmërisht të ngrohta të oqeanit, pasojë sipas ekspertëve e ndotjes nga karburantet fosile që ka nxehur planetin. Stuhia ka marrë të paktën 7 jetë njerëzish në Grenada, Venezuelë dhe Shën Vincent. Në ishullin Union Island, pothuajse cdo ndërtesë është rrafshuar ose ka pësuar dëmtime të mëdha.https://da08cd43b3e56fbcbfeb2be5497512fd.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html
Zor të gjesh në këto momente ndonjë ndërtesë në këmbë; Godinat janë rrafshuar, rrugët janë bllokuar, linjart elektrike kanë rënë, tha një banore e Union island, Katrina Coy. Një tjetër banor, i cili qëndron atje që prej 1985-sës, e kishte përjetuar edhe pasojat e Uraganit Ivan në 2004-tën, tha se Beryl është i një niveli krejt tjetër. “Sot, nëntëdhjetë për qind e ishullit është fshirë”, pohoi ai.
“Uraganet nuk e dinë se çfarë muaji është, ata njohin vetëm kushtet që mjedisi u krijon. Beryl po thyen rekorde për muajin qershor, sepse reagon si në shtator”, shprehet eksperti i uraganëve, Jim Kossin, këshilltar shkencor në Fondacionin First Street. Temperaturat e ngrohta mbi normalen të oqeaneve kanë nxitur forcimin e paprecedentë të Beryl-it, e këtu sigurisht që ka gjurmë edhe dora e njeriut, shprehet ai.