Këshilli për Privatizim dhe Projekte Kapitale përcaktoi në seancën e dytë, të kryesuar nga kryeministri Millojko Spajiq, Planin e Privatizimit për vitin 2024.
Në seancë u konstatua se ka zgjidhje më të mira se privatizimi për disa kompani me shumicë në pronësi të shtetit.
„Ne nuk do të shkonim për privatizime këtë vit, ajo që ka ndodhur deri më tani nuk është e kënaqshme,“ tha Spajiq.
Kryetari i Unionit të Sindikatave të Lira, Srgja Kekoviq, ka thënë se mezi pret një vendim të tillë të Qeverisë, duke shtuar se është i kënaqur që ka ardhur koha që kompanitë me rëndësi kombëtare të mbeten në pronësi të shtetit.