SHANS HISTORIK PËR MALIN E ZI QË TË BËJË PËRPARIM DREJT BE-së

Mali i Zi ka një shans historik për të bërë përparim drejt BE-së, tha Vlladimir Bilçik, bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian-Mali i Zi. Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq ka biseduar me Bilçik në Bratislavë, ku ai po merr pjesë në Forumin e 17-të Global të Sigurisë. “Bilçik theksoi se vendimet kryesore janë tani në duart e Podgoricës, me angazhimin e BE-së për të ndihmuar në çuarjen e gjërave përpara dhe të gjithë të përmbushin detyrat e tyre, si në Mal të Zi ashtu edhe në Evropë,” thuhet në deklaratë. Presidenti, siç shtohet, shprehu kënaqësinë për vazhdimin e dialogut të shpeshtë, i cili është i dobishëm si për Malin e Zi ashtu edhe për aspiratat e tij evropiane. Ai falënderoi Bilçikun për vëmendjen që i ka kushtuar Parlamenti Evropian Malit të Zi dhe BP-së dhe e informoi për prioritetet kryesore të qeverisë së sapoformuar, zhblokimin e procesit të negociatave dhe stabilizimin e besimit të investitorëve.

SHARE