NËNSHKRUHET MEMORANDUMI I BASHKËPUNIMIT NDËRMJET PARQEVE DINARIDA DHE ORGANIZATËS TURISTIKE TË TUZIT

Rrjeti i Zonave të Mbrojtura të Dinaridëve dhe Organizata Turistike e Tuzit nënshkruan memorandum bashkëpunimi.

Memorandumi përcakton aktivitetet që do të kryhen në muajt në vijim për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave natyrore të monumentit natyror të Kanionit të lumit Cem.

“Strategjia e Zhvillimit të Turizmit të qëndrueshëm është një dokument shumë i rëndësishëm për Organizatën Turistike në komunën e Tuzit. Zonat e mbrojtura, vlerat natyrore dhe kulturore të komunës së Tuzit paraqesin prioritet sa i përket zhvillimit të turizmit. Bashkëpunimi me organizatën rajonale Parqeve Dinarida hapi mundësinë e krijimit të një dokumenti strategjik që përmes një qasjeje pjesëmarrëse do të shikojë të gjitha vlerat e komunës së Tuzit dhe do të ofrojë në mënyrë adekuate udhëzime për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. I gëzohem bashkëpunimit në të ardhmen,” theksoi drejtoresha e Organizatës Turistike të Tuzit, Leonora Dedivanoviq.

“Jemi të kënaqur që si organizatë rajonale që mbledh mbi 100 zona të mbrojtura, mund të kontribuojmë në ruajtjen dhe promovimin e zonave të mbrojtura në territorin e komunës së Tuzit, përmes përgatitjes së një dokumenti shumë të rëndësishëm si p.sh. Strategjia për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit, e cila do t’i ofrojë komunës së Tuzit një pasqyrë më të qartë të zhvillimit të turizmit dhe përfitimeve që sjellin zonat e mbrojtura,” theksoi kryetari i Parqeve Dinarida, Zoran Mrdak.

SHARE