Parfumi më i shtrenjtë në botë, zbuloni sa kushton

Një parfumeri në Emiratet e Bashkuara pretendon se ka krijuar parfumin më të shtrenjtë në botë.

I quajtur Shamukh, “Ti meriton më sublimen” në arabisht, çmimi i tij përllogaritet 1.295.000 dollarë për tre litra.

Krijuesit e Shamukh thonë se është krijuar pas tre vitesh studime dhe pas 494 testesh.

Parfumi është vendosur në një shishe kristali, që është stolisur me një skifter ari, kuaj arabë, trëndafila dhe një glob, përmban 3.571 diamante, 38.55 karat në total, perla gjigante, 2.5 kg ari 18 karat dhe 5.9 kg argjend të pastër.

Për me tepër, shishja e stërmadhe është vendosur në një mbështjellëse lëkure gati dy metra të lartë.

Krijuesit e The Spirit of Dubai, pjesë e markës luksoze të aromave Nabeel, ka përbërës që vijnë nga pjesë të ndryshme të botës, duke përfshirë drurin e sandalit, një lloj trëndafili turk, e një erzë e veçantë indiane, ndërsa kafshët e paraqitura aty tregojnë historinë e Dubait.

SHARE