MALI I ZI DËNON PUBLIKIMIN E EMRAVE TË TË INFEKTUARVE ME KORONAVIRUS

Mali i Zi e dënoi publikimin e emrave të të sëmurëve me koronavirus, duke thënë se me këtë veprim shkelen të drejtat themelore të qytetarëve. Në mediat sociale është shpërndarë një listë me emrat e mbi 60 personave të infektuar nga Podgorica.

Në mesin e të dhënave të tjera janë publikuar edhe numri identifikues dhe viti i lindjes. Qeveria malazeze u bëri thirrje autoritetetve përgjegjëse shtetërore që të hetojnë burimin e kësaj liste dhe t’i identifikojnë ata që shpërndajnë informacione të tilla.

“Presim që institucionet kompetente të ndërmarrin hapa urgjentë në këtë drejtim dhe të informojnë publikun për rezultatin e hetimit. Kujtojmë që kemi kërkuar të hetohet edhe çështja e 21 marsit, kur është bërë publike një listë e personave në izolim, me numra identifikimi”, tha Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter.

SHARE