30,000 VAKSINA SINOFARM MBËRRITËN NË MAL TË ZI

Një kontigjent prej 30,000 dozash të vaksinës kineze Sinofarm arriti në Malin e Zi, i cili u mirëprit në ambientet e Montefarm nga Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq dhe Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Malin e Zi Liu Gjin. Rikujtojmë që, deri më tani, 2,000 vaksina ruse kanë mbërritur në Mal te Zi, si donacion nga Serbia, ndërsa janë prokuruar edhe 5,000 doza të tjera nga Rusia. Gjinden 110 mijë persona në pesë kategoritë e para prioritare për vaksinimin kundër koronavirusit, u njoftua të martën në faqen e internetit covidodgovor.me. Kryeministri Zdravko Krivokapiq tha se është e nevojshme që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e respektimit të masave epidemiologjike, në mënyrë që të kapërcehen me sukses problemet e shkaktuara nga pandemia e Covid-19.

SHARE