FORCIM I BASHKËPUNIMIT NDËRMJET DREJTORISË SË BURIMEVE NJERËZORE DHE ReSPA

    Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore Agron M. Camaj me bashkëpuntorë janë takuar me drejtoreshën e Shkollës Rajonale për Administratë Publike, Maja Handjiska Trendafilova, dhe me atë rast kanë biseduar për forcimin e partneritetit ndërmjet Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe ReSPAe, të gjitha me qëllim të përmirësimit të administratës publike. Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë dhe ReSPA-s, duke qenë se të dy institucionet fokusohen në fushën e burimeve njerëzore në programin e punës për vitin 2023. Drejtori Camaj prezantoi prioritetet e punës, duke filluar me përmirësimin e sistemit me qëllim të lehtësimit të kapaciteteve të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në raport me fushën e punës dhe fushëveprimin e kompetencës. Në takim, u theksua veçanërisht rëndësia e futjes së sistemit të aplikimit elektronik të kandidatëve për pozitat vakante. Duke folur për prioritetet e administratës, u vu theksi në rëndësinë e bashkëpunimit të ardhshëm rajonal me Serbinë (NAPA) dhe Shqipërinë (ASPA), si shembuj të praktikës së mirë në procesin e digjitalizimit. Drejtoresha e ReSPA prezantoi llojet e mbështetjes brenda vendit si dhe instrumentet e tjera dhe i bëri thirrje administratës që të përdorë mekanizmat për të përmirësuar proceset tashmë të nisura, por edhe për të planifikuar aktivitete të reja. Ndërsa menaxherja e programit Ranka Bartula prezantoi Programin e Punës ReSPA për vitin 2023 dhe propozoi që Administrata të përgatisë një koncept të prioriteteve në përputhje me të.

    SHARE