BIDEN PËRMBUSH ZOTIMIN, DO TË BASHKOJMË FAMILJET E EMIGRANTËVE

TOPSHOT - US President Joe Biden sits in the Oval Office as he signs a series of orders at the White House in Washington, DC, after being sworn in at the US Capitol on January 20, 2021. - US President Joe Biden signed a raft of executive orders to launch his administration, including a decision to rejoin the Paris climate accord. The orders were aimed at reversing decisions by his predecessor, reversing the process of leaving the World Health Organization, ending the ban on entries from mostly Muslim-majority countries, bolstering environmental protections and strengthening the fight against Covid-19. (Photo by Jim WATSON / AFP) (Photo by JIM WATSON/AFP via Getty Images)

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi nisjen e përpjekjeve për të identifikuar dhe ribashkuar qindra familje që u ndanë në kufirin SHBA-Meksikë nga administrata Trump dhe vazhdojnë të mbeten larg njëri tjetrit. Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili parashikon krijimin e një task forcë e cila t`i shërbeje këtij synimi, duke përmbysur kështu strategjinë e tolerancës zëri të paraardhësit. Kjo lëvizje e çon kreun e ri të shtëpisë së bardhë një hap më pranë përmbushjes se një premtimi fushate. “Ne do të punojmë për të zhbërë turpin moral dhe kombëtar të administratës së mëparshme që me plot gojën, jo në mënyrë figurative, rrëmbeu fëmijët nga krahët e familjeve të tyre”, tha Biden. Mbështetësit e imigracionit i kanë kërkuar administratës së re demokrate që të lëvizë shpejt, por ndihmësit e Biden thonë se u duhet kohë për të zbardhur shtresat e shumta kufizuese për imigracionin të vëna në zbatim gjatë administratës Trump dhe për të krijuar sisteme të favorshme për migrantët. Veprimet e presidentit amerikan pasojnë gjashtë urdhra emigracioni që ai lëshoi në ditën e tij të parë në detyrë dhe do ta avancojnë më tej agjendën e tij ambicioze pro-emigrantëve që kërkon të fshijë politikat kufizuese të Trump ndaj emigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm.

SHARE