30 MILIONË EURO GRANTE PËR MALIN E ZI PËR MBËSHETETJE ENERGJITIKE

Në janar, Bashkimi Evropian (BE) do t’i japë Malit të Zi grante prej 30 milionë eurosh për të mbështetur sektorin e energjisë, ka bërë të ditur ambasadorja e BE-së në Mal të Zi, Oana Kristina Popa. Popa sot është takuar me ministrin e Investimeve Kapitale, Ervin Ibrahimoviq, me të cilin ka biseduar për çështje me interes të përbashkët lidhur me agjendat e energjisë dhe transportit dhe situatën e përgjithshme politike. Popa dhe Ibrahimoviq diskutuan gjithashtu nevojën e një tregu funksional “ditë përpara” të energjisë elektrike, si dhe nevojën për t’u lidhur me tregjet fqinje, për të përshpejtuar kalimin në skemat e mbështetjes së tregut për energjinë e rinovueshme dhe miratimin e një ligji për sigurinë e furnizimit me derivatet e naftës dhe ngritjen e një autoriteti për ruajtjen e rezervave të detyrueshme të naftës.

SHARE