LLOGARIA E KOMPANISË “PLANTACIONE” ËSHTË BLLOKUAR PËR SHKAK TË BORXHIT NDAJ KOMUNËS SË TUZIT

Plantacionet janë bllokuar prej dy ditësh për shkak të një borxhi prej 366.998 euro, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Malit të Zi shkruan Pobjeda. Sipas informacioneve që posedon gazeta Pobjeda, borxhi ka të bëjë me obligimet e papaguara ndaj Komunës së Tuzit, e cila për këtë arsye ka iniciuar faturim të detyrueshëm.  Pobjeda dje nuk ka marrë një koment zyrtar nga Plantacionet për këtë rast. Plantacionet Tuzit i kanë borrxh gjithsej 538,666 euro për taksa nga viti 2019, të cilat është dashur t’i shlyejnë deri në fund të tetorit.  Kompania nuk ka paguar as tatimin mbi pasurinë e paluajtshme për këtë vit në vlerë prej 888,805 euro dhe afati i pagesës skadon në mesin e muajit dhjetor. 

SHARE