KRIVOKAPIQ: TEJKALIMI I KRIZËS ME REFORMA DHE NJOHURI

Madatari Zdravko Krivokapiq ka deklaruar se kriza aktuale mund të kapërcehet vetëm me reforma, menaxhim të drejtë dhe të brendshëm, njohuri dhe punë për forcimin e shtetit ligjor. Mandatari për Kryeministër deklaroi se Qeveria do të bëjë një program pune në shkurt të vitit 2021. “Në këtë moment, është e nevojshme të vendoset në plan të parë ekonomia, lufta kundër Covid-it, si dhe sundimi i vërtetë i ligjit, duke bërë kështu një kthesë nga politika e mëparshme dhe duke u kthyer në prosperitetin dhe mirëqenien e Malit të Zi,” tha Krivokapiq. Vlerësohet se pandemia do të çojë në një rënie të mprehtë në ekonomitë e rajonit. Ai tha se fokusi, përveç lirisë së medias dhe funksionalitetit të gjyqësorit, do të jetë në zhvillimin e politikës ekonomike, përmirësimin e konkurrencës dhe qëndrueshmërisë së financave publike, një mjedis të shëndetshëm, duke kontribuar në luftën kundër ndryshimit të klimës, politikës sociale më të përshtatshme dhe punësimit. Seanca në këtë temë, që ka nisur më 2 dhjetor, pritet të rezultojë me votim të qeverisë së re më 4 dhjetor.

SHARE