RAMA: MBI 12 MILIONË TURISTË KANË VIZITUAR SHQIPËRINË, SYNIMI ËSHTË RRITJA E CILËSISË

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit, duke arritur mbi 12 milionë vizitorë vitet e fundit.

Sipas tij, një shifër e tillë ishte e paimagjinueshme vetëm pesë vite më parë, ndërsa sot sfida kryesore nuk është vetëm rritja e numrit të turistëve, por edhe përmirësimi i cilësisë së turizmit.

Rama theksoi se rritja e numrit të vizitorëve krijon presion mbi infrastrukturën, shërbimet, mjedisin dhe komunitetet lokale, ndaj vendi duhet të fokusohet në tërheqjen e turistëve me të ardhura më të larta dhe të investimeve të mëdha.

Ai tha se Shqipëria po punon për të rritur interesin e markave të njohura ndërkombëtare dhe për të transformuar më tej sektorin përmes investimeve dhe projekteve të reja.

“Kemi ende probleme, por e dimë që jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Rama, duke shtuar se vendi duhet të vazhdojë të investojë dhe të përgatitet për një të ardhme me më shumë zhvillim në turizëm.

SHARE