Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, vlerësoi përparimin e vendit në procesin e anëtarësimit në BE, duke theksuar se Shqipëria ndodhet pranë fazës përfundimtare të këtij procesi.
Ajo tha se progresi është rezultat i viteve të punës dhe se tashmë kërkohet vijim i reformave, veçanërisht në drejtësi, shtetin e së drejtës, kuadrin zgjedhor dhe mbrojtjen e mjedisit.
Moreira de Sousa theksoi gjithashtu nevojën për angazhim të të gjithë aktorëve politikë dhe dialog të vazhdueshëm me shoqërinë.
Duke iu referuar mbështetjes së BE-së për rindërtimin pas tërmetit të vitit 2019, ajo përmendi edhe 63 shkolla të rindërtuara ose rinovuara përmes programit EU4Schools.
“Kur Shqipëria të anëtarësohet, do ta bëjë edhe Unionin tonë më të fortë”, deklaroi ambasadorja e BE-së.








