KE PROPOZON TREG TË PËRBASHKËT PËR NËNTË VENDET KANDIDATE

Komisioni Evropian ka propozuar krijimin e një tregu të përbashkët për nëntë vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si një nga instrumentet kryesore për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe afrimin me standardet e BE-së.

Në këtë treg, mallrat, shërbimet, njerëzit dhe kapitali do të mund të qarkullonin më lirshëm, ndërsa qasja deri tani ka qenë e lidhur kryesisht me anëtarësimin formal në Union.

Në listën e vendeve që mund të përfshihen janë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Gjeorgjia, Turqia, Moldavia dhe Ukraina.

Megjithatë, qasja nuk do të jetë automatike, por do të kushtëzohet nga përparimi konkret në reformat e kërkuara.

Propozimi parashikon integrimin gradual në sektorë të përzgjedhur, përfshirë teknologjitë kritike, ekosistemet industriale dhe tregjet financiare.

Për zbatimin e tij nevojitet miratimi formal i të gjitha shteteve anëtare të BE-së.

SHARE