SHPALLJA PËR INSTRUKTORË DHE REGJISTRUES ZGJATET DERI MË 9 TETOR

Afati për aplikim në shpalljen publike për angazhimin kontraktor të instruktorëve dhe regjistruesve për realizimin e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave është shtyrë deri më 9 tetor.

Siç raporton Mediabiro, Drejtoria e Statistikave më 22 shtator ka publikuar një konkurs publik, ndërsa afati për aplikim është shtyrë për shkak të kërkesës së kandidatëve për një afat shtesë, për mbledhjen e dokumentacionit të nevojshëm.

“Drejtoria e Statistikave njofton të gjithë kandidatët e interesuar se afati i fundit për aplikim në konkursin publik për angazhimin kontraktor të instruktorëve dhe regjistruesve për realizimin e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave, i cili do të mbahet nga data 1 deri më 15 nëntor, është zgjatur”, ka bërë të ditur Jovana Nikçeviq.

Ajo tha se afati për dorëzimin e dokumentacionit për regjistruesit dhe instruktorët është shtyrë deri më 9 tetor.

Thuhet se përveç ndryshimit të datës deri në të cilën kandidatët mund të aplikojnë më së voni, kushtet e tjera nga shpallja publike mbeten të pandryshuara.

Nikçeviq tha se për angazhimin kontraktor të instruktorëve dhe regjistruesve mund të aplikojnë të papunët, studentët, pensionistët, të punësuarit, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë të interesuar.

SHARE