PURISHIQ: TË NEVOJSHME REFORMAT STRUKTURORE

Në Malin e Zi nevojiten reforma strukturore në mënyrë që tregu i punës të funksionojë në mënyrë efektive dhe të përshtatet me ndryshimet e shpejta globale, duke marrë parasysh dimensionin social, deklaroi Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të MZ, Kemal Purishiq.

“Ky dimension social nënkupton mundësi të barabarta, kushte të drejta, mbrojtje sociale dhe përfshirje”, tha Purishiq gjatë konferencës rajonale të Reformës së Tregut të Punës së Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

SHARE