NË TUZ 186 RASTE AKTIVE

Dita ditës numri i të infektuarve po rritet në Mal të Zi, ku aktualisht figurojnë të regjistruar 8,383 raste aktive, në Tuz janë të infektuar 186 persona. Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi (ISHP), laboratorë të tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit të ri koronavirus përfunduan analizën dje (e mërkurë, 1 shtator 2021) dhe dorëzuan rezultatet për 3,908 mostra për koronavirusin e ri. Brenda 24 orëve të fundit janë diagnostikuar gjithsej 577 raste të reja pozitive të infeksionit SARS-CoV-2. Pjesa e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar për 01.09.2021. ishte 14.74 për qind. Gjatë ditës së djeshme, një vdekje u raportua në lidhje me infeksionin SARS-CoV-2 nga komuna e Plavës, 56 vjeçar. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,733. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 530 pacientëve. Numri më i lartë i rasteve të reja është regjistruar në Podgoricë, 146, ndërsa në Tuz 19 raste të reja.

SHARE