VANDALIZMI NË PLEVLE ËSHTË NJË TYRP PËR AUTORËT E KRIMIT

Hapësirat e Bashkësisë Islame në Plevle të Malit të Zi kanë qenë shënjestër e sulmit të ri vandal, në të cilin u thyen xhamat në hyrje dhe u hodh një letër me porosinë e turpshme “Një zog i zi ka fluturuar, Plevla do të jetë Srebrenicë”. I fundit në një seri veprimesh vandale të dhunës në Plevle drejtuar kundër komunitetit lokal islamik është një tyrp i madh njerëzor për autorin e saj, tha Mitropoliti, Amfillohije. Ai mendon se është e pandershme dhe frikacake të bësh gjëra të tilla nën mbulesën e natës, pavarësisht nga motivet e aktorit kryesor të kësaj ngjarjeje. Sulmi ndaj myslimanëve të Plevlës, tha ai, është një sulm ndaj çdo të krishteri në vend dhe ndaj çdo qytetari të Malit të Zi.

SHARE