MILLATOVIQ TAKOHET ME PËRFAQËSUES TË LQ URA, SD, PPS, IQK

Në vazhdim të konsultimeve me subjektet politike në lidhje me zgjedhjen e mandatarit për përbërjen e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, sot presidenti i Malit të Zi u takua me përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare URA, Socialdemokratët, Partinë Popullore Socialiste dhe Iniciativën Qytetare Kroate.

Nëse nuk sigurohet shumica për formimin e qeverisë së re, Lëvizja Qytetare URA do të propozojë modelin e saj, tha kryetari i kësaj partie, Dritan Abazoviq dhe shtoi se ata që nuk flasin me ta nuk mund të kenë mbështetjen e tyre.

Abazoviq u tha gazetarëve, pas konsultimeve me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq, se kanë pasur një bisedë të këndshme për një sërë temash që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit dhe integrimin evropian.

Ai tha se koha do të tregojë se kush ka apo nuk ka mbështetje.

“Ne po tifozojmë që qeveria të formohet sa më shpejt. Menduam se gjithçka do të shkonte shumë më shpejt, por për momentin nuk është kështu”, ka shtuar Abazoviq.

“Siç e shihni, ne sillemi jashtëzakonisht me përgjegjësi dhe drejtësi, i urojmë fat të gjithëve, por nuk mund ta kryejmë punën për të tjerët, u imponuan si supermena, tani nuk është kështu dhe tani fajin e ka dikush tjetër. Nuk mund ta kenë mbështetjen tonë ata që nuk flasin me ne, ne e shohim veten në qeverinë e 45-të, sa më shpejt të formohet qeveria e 44-të, aq më shpejt do të jetë qeveria e 45-të”, tha Abazoviq.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (SD) Damir Shehoviq tha se është logjike që Millojko Spajiq të jetë mandatar, pasi Lëvizja “Evropa Tani” ka fituar më së shumti mandate.

Ai theksoi se Spajiq mund të ketë një bashkëbisedues cilësor në Socialdemokratët nëse është vërtet i mendimit se Mali i Zi ka nevojë për një qeveri thelbësore, pro-evropiane, NATO dhe me karakterin e mikut të komunitetit ndërkombëtar.

Pas konsultimeve me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviq, kryetari i PPS-së, Vlladimir Jokoviq, tha se në parim e mbështesin kandidatin e Lëvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq, për mandatar të qeverisë së re, dhe shtuan se një qeveri që do të ketë mbështetjen e 41 deputetëve nuk është e pranueshme për ta.

Iniciativa Qytetare Kroate nuk do të pranojë të jetë pjesë e pushtetit ekzekutiv, nëse koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” është në qeveri, deklaroi sot kreu i IQK-së, Adrijan Vuksanoviq.

Ai shtoi gjithashtu se Millojko Spajiq, liderit të Lëvizjes “Evropa Tani”, duhet t’i jepet mundësia për të formuar një qeveri.

“Kemi pasur një bisedë të mirë dhe kuptimplotë. Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë. Nuk kemi thënë asgjë të re, vetëm kam kujtuar standardin demokratik dhe nga kjo anë Spajiq ka mbështetjen tonë për të marrë mandatin”, ka përfunduar Vuksanoviq.

SHARE