SHAREC: ULTIMATUMET NUK JANË ZGJIDHJE E MIRË, NDRYSHIMET NË KUSHTETUTË KËRKOJNË KONSENSUS

Foto: PE

Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, Marjan Sharec, deklaroi se aktorët politikë duhet të arrijnë marrëveshje për ndryshimet e ardhshme kushtetuese, duke shprehur bindjen se në fund do të gjendet një kompromis.

Duke folur për kërkesat e opozitës lidhur me emërimet në institucione, Sharec theksoi se ultimatumet nuk janë zgjidhje e mirë, por se çështje të caktuara duhet të zgjidhen përmes dialogut politik.

“U bëj thirrje të gjithë politikanëve që të arrijnë marrëveshje, sepse ndryshimet në Kushtetutë do të duhet të ndodhin dhe jam i bindur se do të arrihet kompromisi. Ultimatumi nuk është kurrë zgjidhja më e mirë, por kjo çështje duhet të zgjidhet”, tha ai për TVMZ.

Ai shtoi se nuk i takon atij t’u tregojë politikanëve se si duhet të veprojnë, por theksoi se arritja e një marrëveshjeje është e domosdoshme.

SHARE