ÇMIMI I EUROSUPER 98 RRITET ME 1 CENT, ULEN ÇMIMET E EURODIZELIT DHE VAJIT PËR NGROHJE

Foto: Shutterstock

Nga sot, çmimi i karburantit Eurosuper 98 është rritur me 1 cent dhe do të kushtojë 1.69 euro për litër, ndërsa çmimi i Eurosuper 95 mbetet i pandryshuar në 1.65 euro për litër.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, Eurodizeli është liruar me 3 centë dhe tani kushton 1.66 euro për litër.

Po ashtu, vaji për ngrohje është më i lirë për 13 centë, me çmim të ri prej 1.60 euro për litër.

Nga ministria bëhet e ditur se përllogaritja e çmimeve është bërë në përputhje me vendimin për uljen e akcizës për benzinën pa plumb dhe me rregulloren për përcaktimin e çmimeve maksimale të produkteve të naftës, e cila ka hyrë në fuqi më 24 mars të këtij viti.

Përllogaritja e radhës e çmimeve do të bëhet më 8 qershor, ndërsa çmimet e reja eventuale do të hyjnë në fuqi më 9 qershor.

SHARE