RAMA DEKLARATË NGA SELIA E OKB: LLOGARIDHËNIA, NJË NGA PRIORITETET E PROGRAMIT

Nga selia e OKB-së, Kryeministri Rama ka dhënë deklaratën tradicionale të Presidencës së Këshillit të Sigurimit përpara kryesimit të mbledhjes së parë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se llogaridhënia ndërkombëtare është vendosur në rendin e ditës nga Shqipëria si një ndër prioritetet e programit të vendit tonë në këtë këshill. Edi Rama: Zbatimi i së drejtës ndërkombëtare, mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut janë përparësia jonë gjatë mandatit tonë në Këshillin e Sigurimit. Jetojmë në kohërat ku konfliktet janë bërë më vdekjeprurëse. Dëmi shkatërrimtar, përfshirë dhe pasigurinë ushqimore, e bëjnë nevojën për llogaridhënie një çështje kyce, prioritet të programit. Lufta në Ukrainë që paraqet sfida, e ka përforcuar këtë nevojë. Së pari, të rritet roli i bashkësisë ndërkombëtare për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare. Të forcohen mekanizmat e llogaridhënies. Ta orientojmë vëmendjen tek viktimat dhe shkeljet e rënda të së drejtës humanitare është thelbësore për të vënë në vend dinjitetin e viktimave. Është kritike për të çuar përpara paqen. Nuk mund të lëmë askënd të besojë se duhet të kryejë krime dhe të dalë paq. Është e rëndësishme që të punojmë së bashku në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Shqipëria po drejton sot për herë të parë Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Tryeza e parë përfaqësuese e Shqipërisë në presidencën e saj të parë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i kushtohet “Forcimit të llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare”.

SHARE