AKCIZA PËR KARBURANTET ULET EDHE PËR 10%, PARA TË SIGURUARA PËR PUNËTORËT E KAP-it

Qeveria me propozimin e Ministrisë së Financave miratoi sot një vendim për uljen e masës së akcizës për shitjen e benzinës dhe vajrave të gazit me 10 për qind shtesë. Vendimi nënkupton uljen e akcizës për 50 për qind nga e marta, përkatësisht dhjetë për qind shtesë, që është mundësia maksimale ligjore që ka Qeveria në përputhje me Ligjin për akciza. Kjo do të nënkuptonte çmime më të ulëta të naftës dhe benzinës me pesë deri në gjashtë cent, sipas çmimeve aktuale të karburantit. Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, ka sqaruar se vendimi është miratuar me qëllim të mbrojtjes së standardit jetësor të qytetarëve dhe se do të zbatohet nga 7 qershori deri më 5 korrik, përkatësisht dy periudha kontabël. Ai tha se efektet negative në buxhet ende ekzistojnë, por se në muajin maj kemi qenë në të njëjtin nivel. Damjanoviq deklaroi se Ministria e Financave sot ose nesër do të miratojë një rregullore, sipas të cilit do të kthehet detyrimi për mbledhjen e akcizës për karburantet për jahtet rekreative. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Admir Adroviq, ka thënë se vetëm për arsye teknike dhe procedurale, Qeveria sot nuk ka vendosur për mjetet për pagesën e shërbimit të përfituar të ish-punonjësve të KAP-it, të cilët kanë fituar kushtin për pension. Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, tha se për lidhjen e kohëzgjatjes së shërbimit janë siguruar 1.52 milionë euro dhe se vendimi do të merret javën e ardhshme.

SHARE