DJE JANË MBYLLUR NËNTË OBJEKTE, JANË LËSHUAR URDHËR KUNDËRVAJTJE PREJ 5.600 EURO

Inspeksioni i tregut dje ka mbyllur nëntë objekte, inspeksioni i punës ka konstatuar dhjetë parregullsi dhe janë lëshuar urdhra për kundërvajtje në vlerë prej 5.600 euro, tha kryeinspektori i punës Srgjan Simoviq.

Ai theksoi se janë dorëzuar edhe katër kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje.

“Gjobat për kompanitë që kanë punuar gjatë festave janë 1.200 euro, ndërsa për punëdhënësit që nuk kanë marrë vendim për të punuar gjatë festave, gjoba minimale është 2.200 deri në maksimum 20.000 euro”, sqaroi Simoviq.

Inspeksioni i tregut gjeti tetë dyqane të vogla që ishin hapur ditën e djeshme pavarësisht ndalimit të punës gjatë festave.

“Inspektorët morën vendim për mbylljen e objekteve të tilla”, tha Simoviq.

Ai tha se kanë mjaft inspektorë për kontroll në terren, dhe fakti që punëdhënësit në përgjithësi respektojnë Ligjin për tregti të brendshme e lehtëson punën.

„Gjithmonë ka nevojë për më shumë inspektorë, asnjëherë nuk mjaftohen, por me numrin që kemi, arrijmë të mbulojmë terrenin”, tha ai.

Simoviq theksoi se do ta ndjekte edhe pagesën e rritjes së pagave për punën gjatë festave.

“Mbi 50.000 subjekte bëjnë biznes në Mal të Zi dhe janë rreth 22 inspektorë të punës në terren, kur largohen ata që janë me pushime dhe ditë sëmundjeje, që nuk mjafton, por ne arrijmë të bëjmë punën tonë”, përfundoi ai.

SHARE