MAROVIQ: MALI I ZI MBETET LIDER, UNË DO TË DREJTOJ NEGOCIATAT ME BE-në

Mali i Zi është ende lider në rrugën e integrimeve evropiane, edhe pse periudha e stagnimit zgjati mjaft, tha ministrja e Çështjeve Evropiane Jovana Maroviq. Ajo theksoi se pritshmëritë nga Qeveria e sapoformuar janë që ta përshpejtojnë rrugën e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian dhe se ata janë të gatshëm për këtë punë. Ajo shpjegoi se Ministria e Çështjeve Evropiane lë të nënkuptohet që ministrja, pra ajo, do të udhëheqë procesin e negociatave me BE-në, që do të thotë se pozita e kryenegociatorit po fshihet nga vetë sistemi. Ajo theksoi se Mali i Zi do të jetë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së, por nuk mundi të specifikojë se kur do të ndodhë kjo.

SHARE