KRERËT SHTETËRORË TË MALIT TË ZI UA UROJNË FITËR BAJRAMIN BESIMTARËVE MYSLIMANË

Krerët shtetërorë të Malit të Zi kanë uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka dërguar urim me rastin e festës së madhe të Fitër Bajramit, kryetarit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam me urimet më të mira që pas një muaji agjërimi, dorëheqjeje dhe lutjeje t’i kalojnë festat me shëndet, lumturi dhe begati familjare.

Lumturia e Bajramit të Ramazanit le të shpirtërojë, fuqizojë dhe frymëzojë qytetarët me empati, në mënyrë që të pajtohen dhe ta bëjnë komunitetin më tolerant, tha kryeministri Dritan Abazoviq. duke uruar për Bajramin e Ramazanit Rifat Fejziqin, reisin e Bashkësisë Islame në Mal të Zi, dhe të gjithë besimtarët që e kremtojnë këtë festë. Abazoviq theksoi se momenti është që në kohën e sfidave globale, të gjithë të tregojmë modesti, dashamirësi, gatishmëri për t’u sakrifikuar dhe dëshirë për të ndryshuar për mirë, në mënyrë që toleranca dhe humanizmi të mbizotërojë në një shoqëri multietnike shekullore, siç është kjo e jona.

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijella Gjuroviq, ka uruar festën e Fitër Bajramit, reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, z. Rifat Fejziq dhe të gjithë besimtarët e fesë islame, me mesazhin se pavarësisht nga të gjitha dallimet, duke u përpjekur për të njëjtin qëllim – të mirën e Malit të Zi, asnjë pengesë nuk është e pakapërcyeshme.

SHARE