GJUKANOVIQ: MBËSHTETJE PËR RAPORTIMIN PROFESIONAL DHE TË LIRË

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, e cila festohet nesër, 3 maj, Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dërgoi mesazhe mbështetëse për mediat në Mal të Zi për raportime profesionale dhe të lirë.

Gjukanoviq në llogarinë e tij në Twitter theksoi se Mali i Zi në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, bashkohet në fushatën e këtij viti të Kombeve të Bashkuara nën sloganin “Gazetari pa frikë dhe favorizim”.

“Në kohën e pandemisë Covid19, është veçanërisht e rëndësishme të ndalohet përhapja e lajmeve të rremë dhe dezinformatave. Mbështetje për mediat në Mal të Zi për raportim profesional dhe të lirë,” theksoi Gjukanoviq në postimin e tij në Twitter.

SHARE