Avokati i popullit për të drejtat e njeriut në Mal të Zi, Shuqo Bakoviq, deklaroi se rastet e vjetra të pa-zbardhura të vrasjeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve rëndojnë progresin e Malit të Zi në atë fushë, e që siç theksoi thuhet vazhdimisht edhe nga adresat relevante ndërkombëtare.
Duke uruar 3 Majin, ditën Botërore të lirisë së shtypit, Avokati i popullit, përkujton se mediet e pavarura, kritike dhe të lira kanë qenë gjithmonë një nga parakushtet që i mundëson shoqërisë të zhvillohet dhe të përparojë në mënyrë demokratike.
“Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993 e shpalli 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medies, duke treguar kështu rëndësinë e pavarësisë së tyre. Kjo datë është një mundësi për të treguar kërcënimet për këtë liri dhe për të dhënë mbështetje për të gjithë ata që janë të mbyllur në të” , thuhet në kumtesë.
Avokati i popullit, gjithashtu rikujton se është një detyrë e vazhdueshme e pushtetit që të sigurojnë të gjitha kushtet e nevojshme për gazetarët që të kryejnë punën e tyre në një mjedis të sigurt, me kushte të qëndrueshme ekonomike të punës dhe status ligjor.
“Fakti që ende ndodhin rastet e kërcënimeve, kërcënohet siguria e gazetarëve dhe sulmet ndaj pronës së tyre. Kjo tregon se këto çështje duhet të mbesin në fokus të vazhdueshem të pushtetit. Gjithashtu, kujtojmë se ndërhyrja në politikën editoriale të medies, censurës dhe presioneve politike është në çfarëdo forme e ndaluar dhe nuk duhet toleruar “, deklaroi Bakoviq.
Për këtë, ai mendon se ende duhet të insistohet të bëhet zbatimi i të gjitha masave dhe veprimeve që garantojnë lirinë e medies, sepse siç ka treguar, qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit mund të mbahet kur gazetarët janë të lirë dhe mbikqyrin, hulumtojnë dhe kritikojnë politikat dhe mundësitë sociale.
“Nga ana tjetër, pritja është që gazetarët, në përputhje me rregullat e profesionit, të kryejnë punën e tyre me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe gjithmonë të respektojnë të drejtat e të gjithë njerëzve për të cilët shkruajnë”, përfundon kumtesa e Bakoviq.