GJELOSHAJ: TË INFEKTUARIT NË GJENDJE STABILE SHËNDETSORE

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, tha se ata që i përkasin Komunës së Tuzit janë në gjendje stabile shëndetësore dhe se nuk ka pacientë në kujdesin intensiv dhe në respirator.

Gjeloshaj për agjencisë MINA tha se të gjithë qytetarët e Tuzit po u përmbahen masave dhe rekomandimeve të përkohshme të Trupit Koordinues Kombëtar dhe se shumica e banorëve janë mësuar të jetojnë dhe funksionojnë në këtë mënyrë.

“Ishte e rëndësishme të futen këto masa në mënyrë që virusi të mos përhapet, dhe sot, falë këtyre masave, nuk kemi një rritje drastike te pacientëve me koronavirus”, tha Gjeloshaj.

Ai deklaroi se kanë mjaft vullnetarë të cilën furnizojnë qytetarët e Tuzit me sendet e nevojshme ushqimore.

“Ne po arrijmë në çdo shtëpi, dhe njerëzit janë mësuar me një mënyrë të re të jetës, me disa ushqime themelore që mund t’i sjellim”, tha Gjeloshaj.

Siç tha ai, komuna Tuzi ka pajisje të mjaftueshme mjekësore.

“Shpresoj se do të vazhdojmë me këtë ritëm që të gjithë të respektojmë masat dhe të vazhdojmë të u dalim në krye kërkesave të qytetarëve tanë,” theksoi Gjeloshaj.

Ai tha se fermerëve gjithashtu ju lejuan të kryejnë bizneset e tyre.

Gjeloshaj edhe një herë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës që t’u binden masave dhe urdhrave të përcaktuara dhe tha se kjo është mënyra e vetme për të mposhtur koronavirusin.

SHARE