MALI I ZI PO PËRPARON DREJT BE-së, NEVOJITET NJË ANGAZHIM MË I MADH NË SUNDIMIN E LIGJIT

Nga seanca e komisionit konsultativ të Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi, u bë e ditur se Mali i Zi ende po ecën përpara në rrugën drejt Bashkimit, por se nevojitet një përkushtim më i madh për sundimin e ligjit.

Megjithatë, disa pjesëmarrës thanë se Mali i Zi nuk është më lider në integrim. Pavarësisht krizës së brendshme, Mali i Zi vazhdon të jetë në krye të integrimeve evropiane, thotë ambasadorja e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Oana Kristina Popa.

“Mali i Zi është ende vendi më i avancuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Megjithatë, për t’u bërë anëtar i plotë i familjes evropiane, është i nevojshëm stabiliteti institucional dhe politik. Përfundimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese është vendimtar për stabilizimin e situatës në vend. Se kompletimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese hap një perspektivë të re për negociatat me Bashkimin, thonë edhe nga Ministria e Çështjeve Evropiane”, tha Popa.

Edhe pse në këtë seancë është theksuar se pjesëmarrja e shoqërisë civile është kyçe për integrim, nga sektori joqeveritar thanë se ata janë gjithnjë e më pak të interesuar në procesin e negociatave.

SHARE