GJELOSHAJ: PARTITË E PAKICAVE DO TË MERREN VESH PËR KANDIDATIN PËR GJYQTAR TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Përmes një postimi në rrjetin social „Facebook“, kryetari i komunës se Tuzit, Nik Gjeloshaj njofton se gjyqtarin e katërt të Gjykatës Kushtetuese në Mal të Zi do e zgjedhin nga radhët e pakicës. Në postimin e plotë të Gjeloshaj thuhet: „E mirëpres marrëveshjen për tre gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Një mesazh i madh dhe i bukur për të gjithë qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Sa i përket gjyqtarit të katërt të Gjykatës Kushtetuese, partitë e pakicave do të merrën vesh dhe partitë e tjera nuk kanë çfarë të kërkojnë aty, por vetëm të jenë të sinqertë dhe të mbështesin marrëveshjen e partive të popujve pakicë.“

SHARE