DUKAJ: EDUKOJMË TË GJITHË QYTETARËT E MALIT TË ZI, NGA STUDENTËT E DERI TE PENSIONISTËT

Në procesin e transformimit digjital, ne po edukojmë qytetarët në të gjitha nivelet, duke përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre, tha ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj. „Këshilli i Reformës së Administratës Publike mbështeti aktivitetet për krijimin e platformës ILIAS për mësimin dhe komunikimin digjital, përmes së cilës të gjithë qytetarët e Malit të Zi, nga studentët tek pensionistët, do të jetë në gjendje të arsimohen. Në këtë mënyrë forcojmë përgjegjësinë e institucioneve kompetente dhe ndërtojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse me mundësi të barabarta për të gjithë,“ shkruan Dukaj në Twitter.

SHARE