AXHIQ DHE DUKAJ: PRIORITET I MPB-së DHE MAP ËSHTË PËRMIRËSIMI I SHËRBIMEVE ELEKTRONIKE PËR QYTETARËT

Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme në vazhdimësi kryejnë aktivitete të përbashkëta për të ofruar shërbime sa më cilësore për qytetarët. Pikërisht zhvillimi i mëtejshëm i transformimit digjital ishte tema e takimit të sotëm mes ministrave Filip Axhiq dhe Marash Dukaj. Takimi që mblodhi së bashku përfaqësues të dy departamenteve ishte një mundësi për të shkëmbyer mendime dhe për të përcaktuar aktivitetet e mëtejshme që të zbatohen në mënyrë efektive projektet që kontribuojnë në zhvillimin e transformimit digjital të Malit të Zi. Bashkëbiseduesit diskutuan për Programin e Tërheqjes së Nomadëve Digjital deri në vitin 2025, përdorimin e Sistemit Elektronik të Identifikimit dhe Autentifikimit (NS eID), si dhe Sistemin Elektronik të Pagesave (NS NAT), zbatimi i plotë i të cilit do të jetë rezultat i përbashkët i këtyre dy ministrive. Gjithashtu, vazhdimi i digjitalizimit të sa më shumë shërbimeve për qytetarët dhe ekonominë, i cili kryhet në bashkëpunim me UNDP-në, do të jetë shumë i rëndësishëm për qytetarët. Në kuadër të digjitalizimit të plotë të administratës publike, por edhe përmirësimit shtesë dhe krijimit të shërbimeve të reja për qytetarët, në takim u konkludua për formimin e ekipeve operacionale nga përfaqësues të këtyre dy ministrive, të cilat do të punojnë së bashku për zbatimin e projektet e përmendura si në nivel normativ ashtu edhe në atë teknik.  Zhvillimi digjital dhe investimi në sigurinë kibernetike është një nga prioritetet që do të sigurojë zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë malazeze, u bë e ditur në takimin e sotëm.

SHARE