SUNDIMI I LIGJIT, GARANCI PËR STABILITET DHE PËRPARIM

Ministria për punë të brendshme është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit operativ dhe strategjik në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar si në nivelin rajonal, ashtu edhe atë ndërkombëtar dhe në këtë kontekst vlerëson kontributin i cili realizohet përmes Iniciativës për drejtimin e integruar në rajonin e sigurisë së brendshme, që u mundëson vendeve ti plotësojë qëllimet e veta, deklaroi Ministri për punë të brendshme, Sergej Sekulloviq në takimin e pestë të Këshillit drejtues të kësaj Iniciative. Përndryshe, në konkursin publik të shpallur më 28 dhjetor të vitit të kaluar për drejtor të Drejtorisë së Policisë, janë paraqitur 19 kandidatë prej të cilëve dy nuk i plotësojnë kushtet e konkursit, kurse disa të tjerë nuk kanë dorëzuar dokumentet e kërkuara. Siç transmeton “Dnevne Novine” përveç emrave të njohur, mes kandidatëve ka edhe persona të dënuar me vendim gjykate për vepra penale, pensionistë, si dhe persona që nuk kanë punuar në polici.

SHARE