ZËVENDËSKRYEMINISTRI GJELOSHAJ KA PRITUR NË TAKIM AMBASADOREN BRITANIKE DAWN MCCANN

Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike, Nik Gjeloshaj, ka takuar sot ambasadoren britanike në Mal të Zi, Dawn McCann.

Ambasadorja McCann e uroi zëvendëskryeministrin për emërimin në Qeverinë e 44-të dhe i uroi suksese në realizimin e projekteve të planifikuara.

Gjeloshaj e njohu ambasadoren britanike me prioritetet e Qeverisë së 44-të dhe theksoi se Mali i Zi është properëndimor dhe si i tillë një partner i besueshëm i NATO-s.

„Qeveria e Malit të Zi do të zbatojë reforma ekonomike, do të përmirësojë mjedisin për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe do të forcojë inspektimet për të shtypur ekonominë gri. Besojmë se kjo do të kontribuojë në forcimin e besimit të investitorëve të huaj,“ tha Gjeloshaj.

Ambasadorja McCann i përshëndeti përpjekjet e Qeverisë së Malit të Zi në rrugën e integrimeve evropiane, dhe u interesua veçanërisht për planet për zhvillimin e ekonomisë dhe energjisë së gjelbër.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se ato zona mund të jenë me interes për investitorët britanikë.

Në fund të takimit, bashkëbiseduesit theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Malit të Zi dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

SHARE