NGA VITI I RI DO TË RRITET ÇMIMI I SHËRBIMEVE POSTARE

Çmimet e shërbimeve universale postare nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të jenë më të larta nga 20 cent në 2.20 euro brenda Malit të Zi, dhe deri në 12.25 euro në trafikun postar ndërkombëtar, njoftoi Posta e Malit të Zi.

“Shërbimi universal postar përfshin marrjen, transmetimin dhe dërgimin në trafikun e brendshëm dhe ndërkombëtar të letrave me peshë deri në 2 kilogramë, paketave me peshë deri në 10 kilogramë, paketave deri në 7 kg (pa pagesë), dërgesat postare të regjistruara (me vlerë), shkresat dhe letrat gjyqësore në procedurë administrative dhe dërgesa e paketave deri në 20 kg në trafikun ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Siç theksojnë ata, Posta e Malit të Zi ka pasur obligim që me çmimoren e re të siguroj përballueshmërinë e çmimeve për të gjithë qytetarët, ndërsa Agjencia për Komunikime Elektronike dhe Shërbimi Postar ka dhënë pëlqimin për çmimoren e re.

SHARE