Elektroekonomia e Malit të Zi nuk do ta rrisë çmimin e energjisë elektrike, është rënë dakord në takimin e menaxhmentit të kësaj kompanie energjetike me përfaqësues të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, në krye me Sasha Mujoviq, mëson jozyrtarisht portali RTMZ.
Siç iu tha RTMZ, ata po kërkojmë një model që rritja e çmimit që lejohet nga CEDIS, të mos ndihet nga qytetarët, pra të mos rriten faturat e energjisë elektrike nga viti i ardhshëm.
Kujtojmë se Agjencia e Rregullatorit të Energjisë kishte njoftuar më herët se rryma do të rritet për 5.63 për qind nga janari.
Vendimi përfundimtar për rritjen e çmimit të energjisë elektrike do të merret në dhjetë ditët e ardhshme.