REGJISTROHEN 3 VIKTIMA, 235 RASTE TË REJA

Tre persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë diagnostikuar 235 raste të reja pozitive me infeksion, njoftoi Instituti. Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin total të testuar për 30.11.2021, ishte 12.19%. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,310. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 395 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 2,425.

SHARE