PRODHUESIT BUJQËSOR MUND TË PRESIN MBËSHTETJE MË TË MADHE DHE MË TË FORTË

Prodhuesit bujqësorë, gjegjësisht i gjithë sektori i bujqësisë, mund të presin mbështetje edhe më të madhe dhe më të fuqishme në vitin e ardhshëm, si përmes masave të buxhetit kombëtar ashtu edhe në kuadër të programit IPARD, tha ministri Aleksandar Stijoviq. Ai tha se përkrahjen do ta realizojë përmes disa shtyllave. “Një shtyllë e rëndësishme do të jenë masat e politikës së çmimeve të tregut, me mbështetje të konsiderueshme për pagesat direkte, të cilat janë rritur për njësi sipërfaqe dhe kokë bagëtie këtë vit, por edhe me futjen për herë të parë të tokës së punueshme në sistemin e pagesave,” tha Stijoviq. Po ashtu, siç bëri të ditur ai, do të përcaktohet edhe përkrahja për sektorin e qumështit, përmes mbështetjes për prodhimin dhe përpunimin si dhe do të mbështetet edhe prodhimi i farës dhe duhanit. Stijoviq theksoi se një shtyllë tjetër e rëndësishme e mbështetjes do të jenë masat e zhvillimit rural, të cilat do të mbështesin frutikulturën, ullishtërinë, vreshtarinë dhe perimtarinë, blerjen e makinerive bujqësore, ndërtimin e puseve dhe bistrive. Ai tha se shtylla e tretë e mbështetjes i referohet shërbimeve të rëndësishme në bujqësi. Shtylla e katërt përbëhet nga transfertat sociale, përmes programit të përfitimeve të pleqërisë, të cilat Ministria i ka rritur ndjeshëm këtë vit.

SHARE