NUK KA TË ARDHME TË BE-së PA BALLKANIN PERËNDIMOR

“Nuk ka të ardhme për BE-në pa të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Duhet t’ia kalojmë njëri-tjetrit çdo praktikë të mirë, në mënyrë që ky proces të përshpejtohet”, tha kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq. Këtë e theksoi duke hapur panelin rajonal: Ballkani Perëndimor: E ardhmja e Evropës është agjenda jonë e përbashkët. Kryeministri tha se duke pasur parasysh se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një drejtim strategjik i vendeve të Ballkanit Perëndimor, është e rëndësishme që të shikojmë së bashku hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian. Kryeministri Krivokapiq tha se kur është fjala për anëtarësimin në BE, Mali i Zi nuk kërkon mbrojtje. “Ne do të hyjmë në BE kur ta meritojmë. Prandaj kërkojmë që të gjithë në Ballkanin Perëndimor të investojnë përpjekjet e tyre në drejtim të arritjes së këtij qëllimi”, përfundoi Kryeministri. “Qëllimi ynë duhet të jetë një vazhdim i besueshëm i procesit të zgjerimit të BE-së. E ardhmja e Bashkimit Evropian është edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, tha Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Gashper Dovzhan.

SHARE