GJELOSHAJ PRITI NË TAKIM FITUESIT E MEDALJEVE NË KAMPIONATIN BALLKANIK NË TAEKWONDO

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, priti sotnë takim fituesit e medaljeve në Kampionatin Ballkanik në taekwondo, sportistët: Zinedin Beqaj, Benan Jusufgjokaj, Sebastian Dushaj, Leo Gegaj si dhe motrat Angjella dhe Andrea Berishaj. Siç njoftojnë nga komuna e Tuzit, kryetari Gjeloshaj i përgëzoi sportistët dhe klubin e taekwondo-së ,,Besa” për rezultatet e arritura në Kampionatin Ballkanik, duke u shprehur se fitoret e vazhdueshme të tyre bëjnë krenarë të gjithë. Ai gjithashtu premtoi se Komunën e Tuzit do ta kenë përherë partner të rrugëtimit të tyre dhe se nuk do të mungojnë as shpërblimet për ata sportistë të cilët i sjellin medalje komunës së Tuzit.

SHARE