198 PERSONA JETOJNË NË MAL TË ZI ME HIV

Është Dita Ndërkombëtare e SIDA-s dhe shënohet në mbarë botën me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e parandalimit të vazhdueshëm dhe qasjes në trajtim efektiv. „Sot në Mal të Zi jetojnë 198 persona me HIV/AIDS të cilët janë në terapi të rregullt në Klinikën Infektive të QKMZ. 96 për qind e atij numri kanë një efekt të mirë terapeutik, që do të thotë se këta njerëz kanë një cilësi të mirë të jetës, vijnë për kontrolle të rregullta dhe nuk mund të transmetojnë infeksionin HIV”, tha për TVMZ dr. Aleksandra Marjanoviq nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas OKB-së, 37.7 milionë njerëz në mbarë botën ishin me HIV në vitin 2020, ndërsa 680,000 vdiqën nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n në të njëjtin vit.

SHARE