SOT SHËNOHET DITA E PROKURORËVE TË SHTETIT TË MALIT TË ZI

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e Ditës së Prokurorëve të Shtetit të Malit të Zi, ud. Prokurores Supreme e Shtetit Maja Jovanoviq, bartësve të prokurorisë dhe punonjësve të prokurorisë me urime për punë të suksesshme të mëtutjeshme. “Mali i Zi, i cili përpiqet të ndërtojë një shtet modern sipas standardeve evropiane, si vend kandidat për anëtarësim në BE, është i detyruar të vazhdojë përpjekjet e tij për të arritur barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit duke forcuar kështu besimin e tyre në institucionet efikase dhe të paanshme të sistemit që veprojnë në mënyrë unanime dhe objektivisht, në të cilat roli dhe puna e përkushtuar e organizatës së prokurorisë malazeze është e një rëndësie të veçantë”, theksoi Gjukanoviq në mesazhin e urimit.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke folur në hapjen e Ditës së Prokurorëve të Shtetit të Malit të Zi në Petrovac, tha se Qeveria tashmë ka ndërmarrë hapa të caktuar për përmirësimin e kushteve të punës së prokurorëve dhe se prioritet i tyre është përmirësimi i kapaciteteve akomoduese për punën e Prokurorisë Supreme, Speciale dhe të Lartë të Shtetit në Podgoricë. Abazoviq theksoi  se jeton dhe punon në përputhje me këtë ideal dhe se ai vërtet beson thellë se të gjithë së bashku kanë nisur valë të panumërta shprese dhe se drejtësia dhe shteti i së drejtës do ta mposhtin krimin dhe korrupsionin.

„Një prokurori e pavarur dhe efikase është në interes të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, por në të njëjtën kohë është edhe parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), veçanërisht në lidhje me mbylljen e kapitujve 23 dhe 24,“ tha  Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq. Me rastin e 1 Nëntorit, Ditës së Prokurorëve të Shtetit të Malit të Zi, ajo i ka dërguar një mesazh urimi ushtrueses së detyrës së prokurores supreme të shtetit Maja Jovanoviq, kryeprokurorit special Vladimir Novoviq, bartësve të prokurorisë dhe punonjësve të prokurorisë. “Prokurori e përgjegjshme, e pavarur dhe profesionale është themeli i çdo shteti demokratik dhe garantues për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të sigurt”, tha Gjuroviq.

SHARE