STANKOVIQ: KRIMINELËT NUK MUND TË JENË MBI INSTITUCIONET

Puna e përbashkët nga prokurorët dhe oficerët e policisë dërgon një mesazh të qartë për të gjithë anëtarët e organizatave kriminale se ata nuk mund të jenë mbi institucionet dhe do të përballen me drejtësinë, tha Kryeprokurori i Shtetit të MZ, Ivica Stankoviq.

Ai në ditën e Prokurorëve të Shtetit të Malit të Zi në Beçiq, tha se sot ata janë një institucion me karakter të ndryshëm.

“Edhe për një mandat, do të ishte e mjaftueshme të krijohej një zyrë e posaçme e prokurorisë shtetërore dhe edukimi i sekretariatit të këshillit prokurorial, si dhe përmirësimi i kapaciteteve administrative dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, tha Stankoviq.

Sipas urdhrave të Prokurorisë, siç tha ai, janë ndërmarrë masa dhe veprime që kanë rezultuar me krimet më të rënda që po kryhen dhe disa anëtarë të grupeve të ndryshme kriminale u arrestuan dhe u ndoqën penalisht.

SHARE